PSG me rekord historik, bëhet skuadra e parë në top 5 ligat europiane me 39 ndeshje pa humbje si mysafir

featured
Press Online
23 Prill 2025, 10:03

PSG barazoi 1-1 si mysafirë ndaj Nantes, duke i dhënë fund serisë së fitoreve si mysafir, por nga ana tjetër, arriti një arritje historike.

Parisienët janë të pamposhtur jashtë shtëpisë në 39 ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushe në Ligue 1 – ku kanë 30 fitore dhe 9 barazime, duke krijuar kështu ecurinë më të gjatë jashtë fushe në historinë e pesë ligave më të forta në Evropë.

Më parë, arritjen e kishte Milani nën drejtimin e Arrigo Sacchi dhe Fabio Capello në periudhën 1991-1993 (38 ndeshje).

/GazetaBlic Sport

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter