Elegante dhe që nuk kanë konkurrencë, kështu është përkufizimi i duhur që mund t’i bëjmë stiletove. Një model që mund të llogaritet ndër këpucët e domosdoshme për sezonin e ri.
Nga mëngjesi në darkë ato janë këpucët perfekte për të ndërtuar një mori pamjesh elegante. Me një rrip në pjesën e pasme të kyçit të këmbës dhe një thembër të ekspozuar, stiletot mund të vishen në çdo vakt të ditës dhe mund të kombinohen shumë bukur me kostume, fustane, xhinse, etj.
















