Një zyrtar policor jashtë detyrës ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar në rrugën “Mikel Marku” në Pejë pasditen e së mërkurës.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.





