Tottenham eliminon Man Cityn nga Carabao Cup

featured
Press Online
30 Tetor 2024, 23:23

Tottenham ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Man Cityt me rezultat 2-1 në Carabao Cup.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke krijuar që në start raste për gol.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 5-të, kur Timo Werner arriti të shënojë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Pape Matar Sarr arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë epërsi të madhe Tottenhamit.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, qytetarët arritën të kthehen në lojë, me Matheus Nunes që shënoi për 2-1.

Edhe pjesa e dytë sa i përket rasteve të mira i takoi Tottenhamit, por që vendasit nuk arritën të shënonin.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Tottenhami kaloi tutje në Carabao Cup, ku do të përballet me Arsenalin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter