Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë

featured
Press Online
30 Maj 2026, 08:56

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast vjedhje është raportuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin e një xhamie dhe kanë marrë arkën e parave.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente.

”Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter