Bie Internet Archive pas sulmeve të vazhdueshme DDoS

featured
Press Online
13 Tetor 2024, 04:42

Internet Archive është goditur nga një seri sulmesh DDoS kësaj jave të cilat kanë rrëzuar shërbimin. Sipas hulumtuesit Troy Hunt, sulmi DDoS erdhi ndërsa Internet Archive po përgatitej të hidhte dritë mbi një sulme të kaluar që çoi në vjedhjen e 31 milionë rekordeve.

Hunt, i cili drejton shërbimin haveibeenpwned, tha asokohe se koha kur janë realizuar dy sulmet duke një koincidencë dhe me shumë gjasa disa palë janë përfshirë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm,” tha ai.

Themeluesi i Internet Archive Brewster Kahle ka publikuar përditësime mbi sulmet ndaj X dhe në njoftimin e fundit tha se ekipi po punon për të rikthyer faqen online.

Një organizatë DDoS njohur si Blackmeta mori përgjegjësinë e sulmit duke lënë një mesazh konfuz: “I përket SHBA-së.” Internet Archive është një organizatë jofitimprurëse me seli në San Francisco dhe ofron qasje falas në librarinë e sa të gjerë të softuerit dhe përmbajtjeve media si dhe hoston arkivën Wayback Machine.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter