‘Atij i dridhesh’/ Santiana debaton me Ganiun për Bucin

featured

Një ditë pas spektaklit, Santiana ka shprehur dyshimet e veta për banorët që mund ta kenë nominuar. Sipas saj, një prej tyre është Gani Gërmia, me të cilin sot është përfshirë në një debat në oborrin e shtëpisë ku pranë saj ishte ulur dhe Buci.

Ajo i drejtohet Ganiut se ai e ka nominuar, ndërsa ky i fundit ju përgjigj se nëse do të kishte bërë një gjë të tillë nuk do të druhej t’ja tregonte. Sipas Santianës, Ganiu nga ana tjetër s’ka patur opsione për të nominuar pasi Bucit i dridhet.

“A je e sigurt se të kam nominuar? Ti mendo çfarë të duash, nuk ta kam frikën të ta pranoj se të kam nominuar”, tha Ganiu.

Më pas Santiana, ia ktheu: “Ti me ke nominuar edhe mua edhe Bucin, këtij i dridhesh”.

‘Atij i dridhesh’/ Santiana debaton me Ganiun për Bucin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.