VLEN: Me Vetëvendosjen ndërtojmë ura të pathyeshme mes shqiptarëve

featured
Press Online
26 Maj 2026, 12:48

VLEN vlerëson se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje përfaqëson një vizion të përbashkët për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon, duke theksuar se raportet mes Shkupit dhe Prishtinës duhet të jenë sa më të afërta dhe më funksionale.

Në një komunikatë për opinionin, VLEN thekson se hapja e shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes në Shkup, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, dëshmoi edhe një herë lidhjen e natyrshme dhe të fuqishme mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas koalicionit, pjesëmarrja e bashkëkryetarit Izet Mexhiti, ministrave, deputetëve dhe funksionarëve në këtë aktivitet ishte dëshmi e marrëdhënieve të mira që VLEN ka ndërtuar me Vetëvendosjen, të bazuara në përgjegjësi politike, vlera të përbashkëta dhe afërsi kombëtare.

Në vazhdim po ua dërgojmë komunikatën e plotë të VLEN:

Shkupi edhe një herë dëshmoi se lidhja mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është e natyrshme, e fuqishme dhe e gjallë. Hapja e shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, dje në Shkup, solli atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrje të madhe dhe mesazhe të qarta për afërsi dhe mobilizim shqiptar.

Prania e bashkëkryetarit Izet Mexhiti, ministrave, deputetëve dhe funksionarëve në këtë ngjarje është dëshmi e raportit të shkëlqyer që VLEN ka ndërtuar me Vetëvendosjen.

VLEN dhe Vetëvendosje i bashkon politika e ndershme, përgjegjësia ndaj shqiptarëve dhe besimi se shqiptarët në rajon duhet të jenë më afër njëri tjetrit.

Për VLEN-in, bashkëpunimi me Vetëvendosjen është pjesë e një vizioni më të gjerë për afërsi, koordinim dhe mbështetje të ndërsjellë mes shqiptarëve në rajon.

VLEN do të vazhdojë t’i forcojë këto ura bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe me këdo që beson në vlera. Sa më afër të jenë Shkupi dhe Prishtina, aq më shumë përfitojnë shqiptarët dhe qytetarët në të dy anët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter