Real Madrid kërkon futbollistin e Al Nassr

featured

Al Nassr i ka thënë Real Madridit të harrojë Aymeric Laporten, por kështu nuk mendon edhe lojtari.

Mbrojtësi spanjoll është një objektiv i janarit për Los Blancos, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë të lënduarin, David Alaba.

Megjithatë, Marca raporton se Al Nassr këmbëngul se Laporte nuk është në shitje.

Sauditët kanë paguar 25 milionë euro për të nënshkruar me Laporten nga Manchester City gjatë verës dhe nuk kanë ndërmend të humbasin lojtarin.

Laporte është një anëtar kyç i Al Nassrit, teksa ata luftojnë për titullin e Ligës Pro Saudite.

Mirëpo, është dëshira e lojtarit që të rikthehet në Evropë, sidomos kur është në pyetje një klub si Real Madridi.

Real Madrid kërkon futbollistin e Al Nassr
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.