Sekuestrohen 2.619 mjete piroteknike në Bit Pazar të Shkupi, policia arrestoi një person

featured
Press Online
24 Dhjetor 2023, 15:54

Gjatë ditës së sotme në Bit Pazar të Shkupit është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti është kapur duke shitur mjete piroteknike në mënyrë të paligjshme, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga i njëjti janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike.

“Sot (24.12.2023) në territorin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili u gjet duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike në një tezgë të improvizuar. Në total janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter