Komuna e Obiliqit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të “Muajit të Rinisë”, do të shënoj “Javën Rinore 2023”, me disa aktivitete sportive, rekreative e rinore.
Në komunikatën e komunës thuhet se “Java Rinore” do të filloj me datë 17 shtator 2023 dhe do të përfundojë me 24 shtator 2023.
Drejtoria e Kulturës ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura si dhe ka përgatitur një agjendë të kësaj ajve, me aktivitete ku mund të përfshihen të gjitha grupmoshat rinore.
Poashtu, aktiviteti i parë që do të shënohet, do të jetë ai sportiv në “Streetball 3×3 Obiliq”, për të vazhduar me shumë aktivitete tjera si drama për fëmijë, promovimi i shëndetit përmes vrapimit e shfaqje e filmave për fëmijë me titra shqip.
“Aktiviteti i parë që do të shënohet do jetë ai sportiv në Streetball “3×3 Obiliq”, për të vazhduar me aktivitetet e tjera: drama për fëmijë “Rrëfime nga Xhungla”, promovimi i shëndetit përmes vrapimit, trajnimi “Aftësimi i të rinjve në shkathësitë e buta”, Ekspozitë personale nga Betim Bregovina, Turnir në futboll me grupmoshat e reja, Shfaqja e filmit për fëmijë me titra shqip (kinema e hapur), Rekreacion në kalërim dhe hiking ne Rugovë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Gjatë të gjitha aktiviteteve, i pranishëm do të jetë Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, e në bashkëpunim me OJQ-të e komunës.





