Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se kanë ndarë nga 100 euro për mbi dy mijë familjet me asistencë sociale.
Ai ka treguar se kjo gjë po bëhet për të dytin vit me radhë në qytetin e Mitrovicës.
“Për vitin e dytë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, po ndajmë 100 euro shtesë për mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në qytetin tonë! Bashkë për qytetarët dhe qytetin tonë”, ka shkruar Hamza.



