Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.
Nëpërmjet një komunikate të LDK-së, Abdixhiku është shprehur se kjo është ngjarje historike për sportin, kryeqytetin dhe shtetin e Kosovës.
“Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë.”, ka thënë Abdixhiku.
Ky është postimi i tij:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin historik për organizimin e Lojrave Mesdhetare.
“Lajmi për organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030 është një ngjarje historike për sportin, kryeqytetin e shtetin tonë duke e futur në hartën globale të mbajtjes dhe organizimit të ngjarjeve të tilla me karakter ndërkombëtar.
Jemi të lumtur dhe përgëzoj Komunën e Prishtinës, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe akterët tjerë relevant që punuan me përkushimin më të madh në arritjen e këtij momenti historik.
Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë.
Të gjithë sportistëve pjesëmarrës,
MIRË SE VINI NË PRISHTINË!”. /Paparaci.com/



