Gërvalla i gëzohet lajmit se Kosova u bë nikoqire e Lojërave Mesdhetare

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas vendimit që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Prishtinë.

Ajo ka thënë se përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 do të shënojnë njëkohësisht hovin më të madh të ndërtimit të infrastrukturës sportive dhe turistike të të gjitha kohërave në Kosovë.

Tutje ajo ka uruar të gjithë ata që kanë kontribuar për deri në arritjen e këtij vendimi.

“Me 55 vota për dhe 8 vota kundër, Kosova fiton të drejtën të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.

Këtë sukses historik dëshiroj t’ia dedikoj të gjithë atyre sportisteve e sportistëve, të paraluftës e të pasluftës, të cilët edhe pse shpesh pa kushte elementare, asnjëherë nuk e braktisën ëndrrën dhe pasionin e tyre dhe na bënë krenarë me sukseset e tyre.

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 do të shënojnë njëkohësisht hovin më të madh të ndërtimit të infrastrukturës sportive dhe turistike të të gjitha kohërave në Kosovë.

Urime të gjithëve dhe faleminderit shumë të gjithë atyre që kontribuan në arritjen e këtij suksesi historik”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Gërvalla i gëzohet lajmit se Kosova u bë nikoqire e Lojërave Mesdhetare
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter