Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, policia ka bërë të ditur se 11 persona janë arrestuar, ndërsa në total 22 protestues janë shoqëruar.

Protesta e zhvilluar më 17 prill u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Situata u përshkallëzua pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kur një grup protestuesish hodhën fishekzjarrë dhe molotov drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia reagoi menjëherë dhe shpërndau turmën brenda pak minutash përmes përdorimit të ujit dhe gazit lotsjellës.

Si pasojë e ndërhyrjes, disa përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Të lënduar mbetën edhe disa efektivë të policisë, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter