Kadrijaj pyet Qeverinë për rastin e Astrit Deharit: Çka po ndodh me këtë çështje?

featured
Press Online
18 Prill 2026, 08:06

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, gjatë seancës së Kuvendit ka kërkuar sqarime nga Qeveria lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo ka kritikuar mungesën e zhvillimeve në këtë çështje, duke ia përmendur se dikur ka qenë një nga kauzat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe një çështje që u harrua shumë shpejt, e për të cilën keni luftuar shumë dhe keni pasur kauzë të madhe ju në LVV, çka po ndodh me rastin e Astrit Deharit? Deri ku kanë shkuar zhvillimet e atij rasti, që me vite të tëra e keni pasur kauzë?”, ka deklaruar Kadrijaj. /Klankosova.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter