Integrimi i Shqipërisë drejt BE është bllokuar.
Jo vetëm kaq, por vendet anëtare të unionit kanë shtuar kushtet për Shqipërinë pasi Edi Rama mbrojti veten dhe Belinda Ballukun.
Megjithatë, mediat e qeverisë përdorën një intervistë të Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për BBC, që të thonë se Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit.
Në fakt, Kos e barazoi Shqipërinë me Moldavinë, duke thënë se janë mirë të dyja.
Ndërkohë ajo tha se Mali i Zi është më i avancuari.
Kujtojmë se deri së fundmi, Shqipëria dhe Mali i Zi cilësoheshin si më të avancuarit.
Kurse tani kanë përparuar Moldavia dhe Ukraina, të cilat janë barazuar me Shqipërinë.
“Kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina, nëse shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”, tha Kos.
BE ka bllokuar sërish miratimin e raportit IBAR për Shqipërinë, që është i rëndësishëm për nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave.
Plot nëntë vende janë kundër miratimit të këtij raporti, ndërkohë që për Malin e Zi ky raport u miratua menjëherë që në mbledhjen e parë.



