Në një nga momentet më të vështira të sportit tonë të peshëngritjes, ku kampionët që kemi janë drejt perëndimit dhe hendeku me të tjerët është i madh, në Kamëz u hap palestra nën emrin e legjendës së këtij sporti “Aleksandër Kondo”.
Të shumtë ishin trajnerët sportdashësit dhe drejtuesit e komitetit olimpik apo pushtetit lokal në inagurimin e saj. Padyshim nuk mund të mungonte as babai i Aleksandër Kondos.
Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli ka qenë një bashkësportist me Aleksandrin dhe i kujton me nostalgji ato vite sportive.
Duke marrë shkas nga kjo iniciativë private për të rkijuar një ambient sportiv dhe për të larguar fëmijët nga rruga dhe veset, zv.ministri i Sporteve, Endri Hoxha i ka bërë thirrje federatës së peshëngritjes që investime të tilla janë më tepër detyrë e sajë se e privatit.
Top Channel