1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kandidati i PD për Tiranën, betejën më të madhe brenda llojit: Jo Ramën, Berishën e Metën

Kandidati i PD për Tiranën, betejën më të madhe brenda llojit: Jo Ramën, Berishën e Metën

featured

Në betejën për Tiranën, Roland Bejko nuk është kandidat i vetëm, por ai është i bindur se me siglën e Partisë Demokratike do të arrijë të mundë sfidantët e tij.

“Sipas  të gjitha sondazheve, mbi 70 % e qytetarëve shqiptarë e refuzojnë klasën e korruptuar politike, e cila përfaqësohet nga trekëndëshi Rama, Berisha, Meta.  Ata të cilët janë mërzitur me Erion Veliajn, por edhe ata të cilët nuk duan marrjen e bashkisë nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës, e kanë rrugën e zgjidhjes në kutinë e votimit”, tha Bejko.

Këtë herë, nuk harron të sulmojë rivalin socialist, por betejën më të madhe duket se e ka brenda llojit.

Projekti ynë për Tiranën nuk është projekt momental, për të zgjidhur një kanal, një mbikalim apo nënkalim, apo për të zgjidhur thjesht biletat e autobusit, nëse do të jenë falas ose me para”.

Në një tryezë me kandidatët për këshillin bashkiak të kryeqytetit, Bejko renditi arsyet  sepse votuesit duhet te votojnë listën e Partisë Demokratike.

“Ne nuk jemi pengje as të oligarkisë, nuk mbartim mbi supe as krime dhe as korrupsion. Nuk kemi rekorde të bashkëpunimit me krimin e organizuar, me ekonominë kriminale”, u shpreh Bejko.

Roland Bejko i kërkoi  kandidatëve për këshilltarë bashkiak që të lobojnë  te demokratët që të mos trafikojnë votën të kandidatët e Berishës dhe Metës.


Top Channel

Kandidati i PD për Tiranën, betejën më të madhe brenda llojit: Jo Ramën, Berishën e Metën
|