Ministri i Jashtëm i Suedisë nis takimet në Kosovë, pritet fillimisht nga ministrja Gërvalla

featured
Press Online
20 Prill 2023, 14:09

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom.

Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e MPJD-së. 

Të dy homologët pas takimit do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Billstrom do të pritet në takime të ndara edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter