Në një deklaratë për mediat, Albulena Haxhiu ka deklaruar se zgjedhjet e Kosovës do të mbahen më datë 7 qershor.
Gjatë këtyre ditëve do takohem me institucionet përgjegjëse, duke u kërkuar që të jenë misioni i vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet e 7 qershorit. Prej këtu stafit të KQZ i uroj punë të mbarë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Subjekteve politike u uroj sukses në fushatë dhe qytetarëve ushtrim të lirë dhe pa presion për të ushtruar të dejtën e votës, ka thënë Haxhiu.
Përfaqësuesit e disa prej partive më të mëdha thanë pas takimit se “shumica u pajtuam” që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor.
Ata duhej të zgjidhnin mes dy datave të mundshme, 31 majit dhe 7 qershorit, për zgjedhjet e treta parlamentare brenda rreth një viti e gjysmë.
Bedri Hamza, kreu i partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha pas takimit se “shumica e partive politike të përfaqësuara këtu edhe prezente, kanë qenë për datën 7”.



