KFOR-i ka thënë se për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në komunat veriore të Kosovës, siguria do të ofrohet nga Policia e Kosovës.
KFOR-i ka thënë se do të monitorojë situatën dhe do të mbajë në nivelin më të lartë gatishmërinë e njësiteve të veta për çdo skenar të mundshëm, porse pret që institucionet e Kosovës në mënyrë efikase të menaxhojnë situatën.
“Në lidhje me zgjedhjet e planifikuara më 23 prill në komunat veriore, siguria do të ofrohet nga Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon ta monitorojë situatën dhe t’i mbajë njësitet e veta në nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u përballur me çdo skenar të mundshëm, por duke pritur që institucionet e Kosovës në mënyrë efikase ta menaxhojnë situatën. Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar ta zbatojë në baza ditore mandatin e vetë – që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999 – për të siguruar ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në përgjigje të KFOR-it për kohën.