Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me djem dhe vajza të talentuara të kësaj akademie.
Ndërsa folën për projektet e tyre fantastike, të rinjtë u prezantuan me risitë e kësaj gare dhe sesi të bëhen pjesë e saj.
Më 6 Prill stafi i ICT Awards u ndal në Prishtinë me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Prej 10 vitesh profesori i FIEK Blerim Rexha ka pritur stafin e ICT Awards duke prezantuar studentët e këtij fakulteti me zhvillimet më të fundit nga kjo garë.
Edicioni i 11-të i ICT Awards hap aplikimet më 10 Mars në Tiranë dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 30 Prill në 6 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.
Më 7 Prill ekipi i ICT Awards u rikthye në Tiranë pranë Universitetit Epoka me mikpritjen e përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Kompjuterike Z. Arban Uka, themeluesit të Soft & Solution Z. Ermal Beqiri në cilësinë e partnerit.
Studentët u informuan në mënyrë të detajuar për ICT Awards dhe mundësitë që kjo garë ofron.
Turi i takimeve të javës u mbyll me vizitën në Universitetin Luarasi shoqëruar nga zj. Anni Dasho, dekanë e Fakultetit të Teknologjisë dhe Inovacionit dhe themeluesi i Baboon z. Genti Selenica si partner i ICT Awards.
Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve të kësaj gare ndër vite si:
- Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
- Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
- Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
- Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
- Partnerë: AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania
/PCWorld Albanian