1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. ICT Awards nis takimet e para në kuadër të edicionit të 11-të garës mbarëkombëtare

ICT Awards nis takimet e para në kuadër të edicionit të 11-të garës mbarëkombëtare

featured

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin imazhi dhe identiteti i dhjetëra novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë, grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve.

Edicioni i 11-të mirëpret aplikime në 6 kategori:  ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Më 23 Mars ICT Awards nisi turin tradicional të takimeve informuese me studentët shkencave kompjuterike pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Përfaqësuesi e ICT Awards u pritën nga dekani i fakultetit, stafi menaxhues, studentë dhe pedagogë të cilët u prezantuan me kriteret dhe pjesëmarrjen në këtë garë.

Më 30 Mars, ICT Awards mbajti takimin e parë në Kosovë, në Gjimnazin Britanik të Teknologjisë në Prishtinë. Ky institucion sjell një model të ri edukimi bazuar në një metodologji të avancuar.

Stafi i ICT Awards u prit nga ish Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Muzafer Shala tashmë në detyrën e profesorit dhe bashkëthemeluesit të këtij gjimanzi.

Më 31 Mars ICT Awards u rikthye në Tiranë pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë me një sesion informues dhe u mirëprit nga stafi akademik dhe administratori z. Ubejd Osmani. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe z. Ervis Smakaj në cilësinë e partnerit 3i Solution.

Kolegji AAB ishte destinacioni i radhës i ICT Awards më 3 Prill ku ekipi u prit nga dekani i shkencave kompjuterike z. Jusuf Qarkaxhija. Ky institucion ka qenë një prej mikpritësve tradicionalë të çdo edicioni të ICT Awards.

Edicioni i 11-të i ICT Awards tashmë është në pritje të aplikimeve të cilat mund të kryhen vetëm në formatin online dhe mbeten të hapura deri më 30 Prill. Çdo vit  ICT Awards nis takimet informuese rreth aplikimeve, kritereve të garës dhe mundësive ku çdo edicion janë zhvilluar 15 të tilla në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë komunave dhe bashkive shqipfolëse në rajon.

Edicioni i 11-të i ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve të kësaj gare ndër vite si:

  • Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
  • Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
  • Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
  • Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
  • Partnerë:  AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania

/PCWorld Albanian

ICT Awards nis takimet e para në kuadër të edicionit të 11-të garës mbarëkombëtare
|