1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Elon Musk kërcënon me padi Microsoftin

Elon Musk kërcënon me padi Microsoftin

featured

Elon Musk kërkoi me veprime ligjore kundrejt Microsoft lidhur me pretendimet se kompania ka trajnuar ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter.

Qëndrimi i miliarderit erdhi në përgjigje të një cicërime që thoshte se platformat e reklamimi i Microsoft nuk do të përdorte më Twitter për shkak se Twitter kërkon pagesa për të përdorur API-në e saj.

Kërcënimi i Musk siç duket ka të bëjë lidhur me OpenAI që ka përdorur të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e saj gjuhësore që gjenden pas produkteve si ChatGPT.

OpenAI nuk është Microsoft, por ky i fundit investoi një shumë të madhe parash në kompaninë AI dhe përdor teknologjinë e saj për produkte si Bing, Edge dhe Microsoft 365.

Nuk është e qartë në Musk do të padisë Microsoft ndërsa edhe në të kaluarën ka kërcënuar me veprime ligjore por nuk i ka shkuar deri në fund.

Me një mesazh në faqen e mbështetjes për platformën e reklamimit të Microsoft, kompania tha se nuk do të mbështesë më Twitter duke filluar nga 25 Prilli 2023.

Kompanitë nuk mund të përdorin më platformën e Microsoft për të menaxhuar cicërimat apo angazhimin e tyre. Lajmi erdhi pasi Twitter vendosi që ta bënte aksesin në API me pagesë.

Nën kushtet e reja Microsoft mund të detyrohej të paguante deri në 42 mijë dollarë në muaj për akses në API-në e Twitter. /PCWorld Albanian

Elon Musk kërcënon me padi Microsoftin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.