1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Votimi për liberalizimin e vizave, Waitz: Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është i vonuar

Votimi për liberalizimin e vizave, Waitz: Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është i vonuar

featured

Parlamenti Evropian sot pritet të  votojë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

E eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi që Parlamenti Evropian sot më në fund do të japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

“Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas disa vitesh bllokadë në Këshillë, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë liberalizimin e vizave për më të rinjtë e Evropës. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbërit kanë vite që e mbrojnë atë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, deklaron Waitz.

Votimi për liberalizimin e vizave, Waitz: Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është i vonuar
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.