Volkswagen vendosi të zbulojë makinën më të fundit elektrike flagship me synimin për të shpëtuar sedanin nga koshi i historisë së makinave.
Pas zbuloi disa detaje në CES në fillim të vitit, ID.7 do të bëjë debutimin zyrtar në Shfaqjen e Makinave në Shangai.
VW ende ka mbajtur disa detaje kyçe të fshehta sepse ende nuk e dimë sesa do të kushtojë. Është pikërisht ky informacion i cili do të ndihmojë ti përgjigjemi pyetjes nëse ID.7 mund të shkurorëzojë Tesla Model 3 si makina elektrike më e shitur në botë.
Shitjet e ID.7 do të fillojnë në Kinë në fund të këtij viti ndjekur nga vendet e tjera të botës në 2024. Bateria prej 86kWh do të garantojë 700 kilometra jetëgjatësi për modelin standard WLTP ndërsa një bateri më e vogël 77kWh përshkon një distancë prej 615 kilometra.
ID.7 do të marrë gjithashtu më shumë kohë për tu karikuar sesa ID.4. ndërsa ky i fundit pranon karikim 125kW, ID.7 mund të pranojë deri në 170kWh ndërsa versioni ID.7 Pro S deri në 200kW.
ID.7 është e bazuar rreth konceptit ID Aero, që u prezantua vitin e kaluar si një model i destinuar për prodhim në Kinë. Njësoj si koncepti, makina e re elektrike do të ndërtohet mbi matriksin modular elektrik (MEB).
Modeli mund të shihet edhe si një zëvendësues potencial i Passat që ka vuajtur me shitjet. Disa prej përditësimeve më të mëdha gjenden në brendësi ku VW ka ri-imagjinuar dizajnin duke përfshirë më shumë ekrane dhe teknologji të realitetit të shtuar.
Butonët fizikë janë diçka e së kaluarës ndërsa shumica e kontrolleve bëhen përmes një ekrani qendror me prekje. Forma e hijshme e ID.7 është projektuar për të reduktuar fërkimin, për të përmirësuar konsumin e energjisë dhe për t’i dhënë automjetit një avantazh kundrejt rivalëve në klasën e tij.
/PCWorld Albanian