Kush financon “Bashkë Fitojmë”?/ Meta: Pyetjet me shkrim, Berisha: Shpenzimet e deritanishme, gratis

featured

Kush e financoi hapjen e fushatës së Sali Berishës dhe Ilir Metës në stadiumin Air Albania qeraja e të cilit kushton dhjetëra miliona lekë?

Kësaj pyetje të ngritur prej ditësh nga socialist dhe demokrat nuk dinë ti përgjigjen as vetë protagonistët. Ilir Meta ngriti supet para gazetarëve dhe kërkoi që pyetjet t’ia dërgojnë financierit te partisë.

“Këto janë pyetje me te drejtë keni, bëjeni me shkrim dhe personat përkatës qe merren me financat përgjigjen.
Javën që shkoi transparencë për shpenzimet e fushatës premtoi edhe Sali Berisha, por deri më sot ajo ka munguar, megjithëse vetë pranoi ekzistencën e bamirësve zemërgjerë që nuk i dihet ende identiteti”, u shpreh Meta në konferencë.

“PD do të ketë bordin e vet. Donacionet do të jepen sipas një rregulli të caktuar të bordit, por një gjë do t’ua them. Shpenzimet e deritanishme janë gratis”, tha Berisha.

Sali Berisha nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor në betejën e 14 majit dhe si i tillë nuk përfiton asnjë qindarkë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Qesen e parave e ka Ilir Meta, i cili duhet te japë llogari si kryetar i partisë që udhëheq koalicionin “Bashkë Fitojmë”, për paratë që do hidhen për fushatën e kandidatëve të Berishës.

“Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët e tij që janë të tmerruar nga manifestimi i jashtëzakonshëm në stadium”, deklaroi Meta.

Sa herë ka zgjedhje ka dhe hije dyshimin mbi paratë e errëta të partive dhe mesa duket as zgjedhjet e pranverës nuk bëjnë përjashtim. Ilir Meta arriti të sigurojë 15 milion leke për fushatë, por a janë ato të mjaftueshme edhe për aleatin e tij që tashmë e ka humbur arkën e partisë?


Top Channel

Kush financon “Bashkë Fitojmë”?/ Meta: Pyetjet me shkrim, Berisha: Shpenzimet e deritanishme, gratis
|