Po skadon afati, Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si kandidate! Përpjekja e fundit në orën 23:00!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 14:18

“Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK-ja”, tha kryeministri Albin Kurti kur u pyet se çfarë problemi ka me Vjosa Osmanin.

Albin Kurti: Në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim presidentin, presidenten meqë skandon afati. E dini që LVV kemi bërë një mori ofertash për opozitën, por deri më sot të gjitha propozimet kanë hasur në refuzim. Në anën tjetër skemi pasur asnjë propozim për të dalë nga ky ngërç.

Përgjegjësia për ti dhënë Kosovës institucionet, me këtë rast edhe presidentit nuk është vetëm e fituesit. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve.

Andaj, kemi bërë thirrje e propozime, mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme. Asnjëra për fajin e Vetëvendosjes. Nata e mbrëmshme dëshmoi që Kosova mund të ketë presidente të re, ajo është Feride Rushiti.

Ajo i ka votat por nuk është kuorumi. 63 vota janë më shumë se qeveria Thaçi e ajo e PAN-it. Besoj që të gjithë e keni vërejtur që katër parti mungojnë në kuvend, PDK, LDK, AAK dhe LISTA SERBE.

Në këtë situatë unë shumë jam përballur me pyetjet e juaja lidhur me listën e LDK-së me 15 nënshkrime. Pasi që përfundoi edhe ky vazhdim i një seance, unë kam komunikuar me kandidaten, Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është. Me atë rast LVV i plotëson me 15 të tjera. Sonte le ta zgjedhim presidentin ose presidenten e re të Kosovës.

Kryeparlamentarja Haxhiu, disa minuta pasi rinisi seanca, e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.

Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00,  një orë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter