1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Ministri i jashtëm rus Lavrov viziton presidentin e Brazilit Lula (fotot)

Ministri i jashtëm rus Lavrov viziton presidentin e Brazilit Lula (fotot)

featured

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u ul sot pasdite në Brasilia duke hapur turneun për forcimin e lidhjeve të Rusisë me Amerikën Latine.

Vizita vjen vetëm disa ditë pasi këshilltari i presidentit brazilian për politikën e jashtme Celso Amorim, kishte qenë në Moskë për të diskutuar mundësitë e zgjidhjes paqësore të konfliktit të rëndë në Ukrainë.

Zyrtarët ende nuk kanë dhënë dekalratat e takimit të sotëm por Lula ka refuzuar të dërgojë armë për Ukrainën, duke propozuar një grup vendesh që të negocjojnë për paqen, mes të cilave Brazili e Kina.

Dy ditë më parë në Brazil ishte për vizitë dhe presidenti kinez Xi Jinping.

Pas presidencës së kontestuar të Bolsonaro, administrata e re e Brazilit duket se po vijon politikën e miqësisë me vendet e grupit ekonomik BRICS, ku bëjnë pjesë Rusia e Kina.

Në vizitën amerikano-latine të Lavrov përfshihen gjithashtu aleatë të tjerë të Rusisë së Venezuela, Kuba, e Nikaragua.

Lula po ndjek një politikë të jashtme ambicjoze multilaterale teksa ka qenë në Pekin për të diskutuar me Xi Jinping për luftën, një lëvizje që u pa me dyshim nga Uashingtoni.

Megjithë propozimet e negocjatave për mbylljen e konfliktit, ekspertët thonë se mungesa e peshës diplmatike të Brazilit, do të bëjë të vështirë arritjen e këtij objektivi.


Top Channel

Ministri i jashtëm rus Lavrov viziton presidentin e Brazilit Lula (fotot)
|