Ngjarje tragjike në Rally, humb jetën piloti dhe asistenti i tij

featured
Press Online
16 Prill 2023, 09:39

Një ngjarje tragjike u shënua këtë të shtunë në Rally- e Villa de Tineo teksa piloti dhe asistenti i tij humbën jetën pas një aksidenti.

Julio Cesar Castrillo dhe Francisco Javier Alvarez nuk mundën të shmangnin përplasjes me një pemë pasi dolën nga rruga me Citroenin e tyre DS3 N5, me goditjen që rezultoi fatale.

Pas këtij episodi, kampionati i Rally-t u pezullua ndërsa kujtojmë se në turneun e Villa de Tineo janë regjistruar plot 86 makina, të cilat janë në pritje të një tjetër komunikate për të vijuar garën.

Ndërkohë, Federata e Automobilizmit i ka ofruar ndihmë familjarëve dhe shokëve të dy viktimave në këtë moment të vështirë që po kalojnë.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter