Arbana Osmani ngacmon Luizin për Jozefina Topallin, ja reagimi epik i këngëtarit

featured
Press Online
16 Prill 2023, 12:44

Në shtëpinë e Big Brother u krijua këtë javë qeveria e këtij reality show që kishte si Kryeministër Luizin, President Kristin, Kryetare Parlamenti, Efin, Ministër të Brendshëm, Qetësorin, etj. Megjithatë siç do sfidë në Big Brother edhe kjo rezultoi e dështuar, pasi nuk qëndroi më shumë se 12 orë.

Por kjo ngjarje u komentua edhe sonte në prime madje Arbana pati edhe një koment për Efin duke i thënë se ajo i kujtoi dikë dhe bëhej fjalë për ish vjehrrën e këngëtarit, Jozefina Topallin.

Për herë të parë Luizi nuk ka reaguar dhe si rrallëherë nuk ka bërë asnjë batutë në lidhje me këtë koment të Arbanës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter