1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Japonia e bën prapë: Shpërthim në takimin e kryeministrit, evakuohet me urgjencë!

Japonia e bën prapë: Shpërthim në takimin e kryeministrit, evakuohet me urgjencë!

featured

Kryeministri japonez, Fumio Kishida u evakuua me urgjencë pas pjesëmarrjes në një event publik, ku në afërsi të tij u lëshua një bombë tymuese.

Kishida ishte planifikuar të mbante një fjalim në Vakajama, por pas episodit që vuri seriozisht në dyshim sigurinë e tij, u detyrua të largohej prej andej, fatmirësisht, pa pësuar lëndime. Një person u ndalua në vendngjarje. Ai është parë duke hedhur diçka, ndërsa njerëz të tjerë thonë se dëgjuan një shpërthim të madh. Nga incidenti, nuk pati raporte për të plagosur.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa zyrtarë policorë duke e ndaluar një person, që besohet se është i dyshuari. “Policia është duke i hetuar detajet, mirëpo do të doja të kërkoja falje që shumë njerëz janë shqetësuar”, tha kryeministri.

Edhe pse sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, nervozizmi mbi sigurinë e politikanëve në vend është aktualisht më i lartë se kurrë ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar. policia arrestoi një 41-vjeçar menjëherë pasi Abe u qëllua nga afër dhe tha se i dyshuari kishte përdorur një armë të bërë vetë.

Forca e policisë lokale u detyrua më pas ta pohonte se masat e sigurisë kishin dështuar.


Top Channel

Japonia e bën prapë: Shpërthim në takimin e kryeministrit, evakuohet me urgjencë!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.