1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Gjuajti me armë, policia arreston të riun nga Shkupi

Gjuajti me armë, policia arreston të riun nga Shkupi

featured

Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht pak pas mesnate në Shkup është arrestuar një 25-vjeçar pasi i njëjti paraprakisht kishte gjuajtur me armë zjarri, përcjell TV21. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe gëzhojat.

“Më datë 15.04.2023 ora 00:35 në rrugën “Rruga e Kaçanikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë ndaluar A.D. (25) nga Shkupi nën dyshimin se rreth orës 23:20 ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij familjare. Arma është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse ndaj tij”, thonë nga MPB.

Gjuajti me armë, policia arreston të riun nga Shkupi
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.