Mickoski: Nëse nuk shohim hapa konkret nga pala bullgare, nuk do të lëvizim asnjë milimetër sa të jem unë kryeministër

featured
Press Online
30 Maj 2026, 16:06

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një rrugë me dy drejtime. Nuk mund të vallëzosh i vetëm. Ose vallëzon me një partner, ose nuk ke partner. Më shqetëson fillimi i qeverisë së re te fqinji ynë lindor, por shpresoj se me kalimin e kohës do të mbizotërojnë arsyeja dhe racionaliteti. Ne jemi të durueshëm, do të punojmë dhe do të fitojmë, ashtu siç kemi fituar shumë herë në histori, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e ministres së Jashtme bullgare Velislava Petrova, se Maqedonia duhet të kërkojë zgjidhje dhe jo probleme dhe se Sofja nuk do të tërhiqet nga ajo që është dakorduar në vitin 2022, përcjell PressOnline.al.

“Nëse besojmë dhe qëndrojmë pas vlerave evropiane, atëherë duhet të besojmë dhe të qëndrojmë pas tyre. Nëse ata mendojnë se rruga drejt Bashkimit Evropian për ne kalon vetëm përmes pranimit të kërkesave të tyre, atëherë kjo qeveri nuk do ta luajë atë lojë. Dhe për sa kohë që unë jam kryeministër, derisa të shohim hapa konkret nga ana e tyre, ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër”, theksoi Mickoski. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter