Abazoviq: Jam shumë i lumtur që erdha në qytetin e Pejës, faleminderit për mikpritjen

featured

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke e vizituar qytetin e Pejës, ky i fundit ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që qytetarët pejanë ia kanë bërë.

“Jam shumë i lumtur që erdha në qytetin e Pejës. Kaluam shumë mirë. Shpresoj që bashkëpunimi jonë që të vazhdojë edhe më tutje” ka thënë Abazoviq.

Ndërsa, ai ka shkruar dhe në rrjetin e tij social Twitter, ku ka thënë se “kohë e mirë për shëtitje në qytetin e Pejës. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin. dhe, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët pejanë për mikpritjen e ngrohtë”.

Ndërsa, Abazoviq është mirëpritur dhe nga krerët e shtetit të Kosovës, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Abazoviq: Jam shumë i lumtur që erdha në qytetin e Pejës, faleminderit për mikpritjen
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.