Një i mitur është gjetur pa shenja jete të mërkurën pasdite në fshatin Palabardh të Gjakovës, ka konfirmuar për Dukagjinin Policia e këtij rajoni.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:00 është pranuar informacioni se një i mitur është gjetur pa shenja jete.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor emergjent.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.







