Haziri: Stabiliteti institucional s’do të thotë patjetër koalicion qeverisës, duhet bashkëpunim politik

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 22:27

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se stabiliteti institucional në Kosovë nuk nënkupton domosdoshmërisht koalicion qeverisës, por kërkon bashkëpunim më të gjerë politik për zhbllokimin e proceseve të rëndësishme për vendin.

Në Debat Plus, Haziri tha se Kosova ka disa çështje të mëdha të cilat, sipas tij, kanë mbetur të bllokuara prej vitesh, përfshirë dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se kultura politike në vend duhet të orientohet drejt bashkëpunimit ndërpartiak, duke theksuar se “duhet të thyhet rrethi vicioz” i mungesës së marrëveshjeve politike.

Haziri shtoi se partitë duhet të gjejnë forma bashkëpunimi, pavarësisht dallimeve politike, duke përfshirë edhe mundësinë që PDK, AAK të bëjnë koalicion me VV-në.

“Ne kemi mendësi tillë ne kemi kulturë politike… duhet me u afrimu bashkëpunimi politik. Le te zgjedh PDK me AAK me minoritet që nuk e cilësuan me joserbe, me këdo le të punojnë por duhet me vendos një format bashkëpunimi”, ka theksuar ai.

“Nuk servilohemi asnjëherë, nuk mund të na thyejnë durimin”, ka deklaruar Haziri.

https://www.youtube.com/watch?v=WFQuz40kxe0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter