Konjufca bën homazhe në Sllovi të Lipjanit, optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, bëri sot homazhe pranë lapidarit të të rënëve të këtij fshati.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se gjatë bashkëbisedimit me banorë, u kujtuan ngjarjet e ndodhura në fshatin Sllovi dhe krimet serbe të kryera në atë kohë.

Kryetari Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve tanë ka pasur kuptim për gjeneratat e reja, duke e gëzuar lirinë e sotme.

“Dënimin e krimeve serbe i pari i Kuvendit e konsideroi proces të vështirë, por u tregua optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën. Rikujtojmë se më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Konjufca bën homazhe në Sllovi të Lipjanit, optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *