1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë 

Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë 

featured

Norvegjia po dëbon 15 diplomatë rusë të cilët janë akuzuar për kryerjen e punës së inteligjencës nga ambasada në Oslo.

Ministrja e Jashtme e vendit, Anniken Huitfeldt u shpreh në një konferencë shtypi se aktivitetet e tyre përbëjnë një kërcënim për Norvegjinë, ndërsa shtoi se i ka ndjekur aktivitetet e tyre me kalimin e kohës.

Huitfeldt tha se ishte shumë herët për të thënë nëse dëbimet do të ndikonin në transferimin e kryetarit të rradhës të Këshillit Arktik.

Oficerët, të cilët përbëjnë gati një të tretën e diplomatëve të akredituar në Norvegji, duhet të largohen së shpejti.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 

 


Top Channel

Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë 
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.