1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Policia jep detaje për protestën në veri

Policia jep detaje për protestën në veri

featured

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës Veton Elshani ka konfirmuar protestën e serbëve në veri të Mitrovicës e cila sipas tij ka përfunduar e qetë.

“Ka pas një protestë të serbëve dhe rruga në atë kohë ka qenë e bllokuar që të qon në Banjskë, por pas përfundimit të protestës rruga është liruar. Asnjë rrugë për momentin nuk është bllokuar në veri”, ka thënë Elshani per kohen.

Me thirrjet “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”, banorë serbë në veri të Kosovës kanë protestuar të mërkurën, dy ditë pas plagosjes së një qytetari serb. Ata janë duke marshuar nga rruga Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në drejtim të urës së Bistricës.

Serbët kanë akuzuar Policinë e Kosovës për këtë rast. Një polic është arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar për “fshehje të rastit”. Fillimisht Policia pati mohuar përfshirjen e zyrtarëve të vet në rastin e së hënës mbrëma, ndërsa më vonë njoftoi se pas hetimeve ka dyshime për përfshirje. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të martën se, sipas hetimeve të para, zyrtari policor ka shtënë pasi vozitësi nuk ishte ndalur pas sinjalit të policit.

Afër protestuesve, siç shkruan “Kossev”, ka zyrtarë policorë dhe ka edhe vetura të EULEX-it.

Organizimin e protestës e ka bërë bashkëshortja e serbit të plagosur.

Policia jep detaje për protestën në veri
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.