PSD-ja gjobitet me 20 mijë euro nga AIP, shkeli privatësinë e qytetarëve të Kosovës

featured

Me 20 mijë euro është gjobitur Partia Socialdemokrate (PSD) nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), për “përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”.

Kjo parti një muaj më parë përmes një aksioni simbolik, pati vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Atë ditë Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) pati reaguar ndaj aksionit të zhvilluar nga ana e Partisë Socialdemokrate.

Madje kjo agjenci në reagimin e saj i bëri thirrje kësaj partie që të mos shpalos të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhej në reagimin e AIP.

E sot për gjobën prej 20 mijë euro të shqiptuar ndaj PSD-së kanë protestuar anëtarët e këaj partie.

Kjo gjobë është shqiptuar për rastin ku kjo parti në oborrin e Qeverisë shpalosi peticionin e vitit 2015 kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me 205 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Me një aksion simbolik subjekti politik PSD e ka kundërshtuar gjobën prej 20 mijë eurove.

Sloganet “Qeveria urdhëron, Agjencioni përmbaron” e “Zajednica nuk është çështje private”, janë shkruar në muret e objektit të AIP-it nga anëtarët e PSD-së.

PSD-ja gjobitet me 20 mijë euro nga AIP, shkeli privatësinë e qytetarëve të Kosovës
|