Partia Guxo dënon sulmin ndaj Sylës, kërkon nga organet e rendit që autorët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Partia Guxo ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla, mbrëmë rreth orëve të vona.

Kjo parti kërkon nga organet e rendit që autorët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Në njoftim tutje thuhet se asnjë motiv nuk e justifikon sulmin mbi gazetarin.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, si pasojë pësoi lëndime në kokë

Sulmin e dënoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku tha se sulmet ndaj fjalës së lirë nuk duhet të tolerohen, ndërsa teksa i ka uruar shërim të shpejt gazetarit Syla i ka ftuar organet e rendit që sa më parë të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Partia Guxo dënon sulmin ndaj Sylës, kërkon nga organet e rendit që autorët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *