Albin Kurti paralajmëron takime me partitë opozitare

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 00:29

Për shkak të dy ankesave nga kandidatët e PDK-së, shpallja e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, potencialisht do ta prekë datën e fundit të parashikuar – 26 qershorin.

Kështu, edhe certifikimi i këtij procesi, nuk pritet që të bëhet para gjashtë korrikut.

Veç pas kësaj kohe, kryetari i partisë që doli e para në zgjedhje, planifikon që t’i fillojë bisedimet me partitë e tjera.

“Sapo të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë, renditja e zgjidhjes së çështjeve pas konstituimit të kuvendit – nëse duhet fillimisht të formohet qeveria, apo të tentohet zgjedhja e presidentit.

Nga përfaqësues të partive të cilat kanë fituar ulëse në kuvend, nuk janë përgjigjur në interesimin e televizionit gjatë ditës, për të marrë një qëndrim të tyre.

Megjithatë, sipas Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Kushtetuta, nuk e specifikon e as nuk e përjashton asnjërën nga mundësitë.

“Sa i përketë nëse duhet të zgjidhet Presidenti apo të bëhet qeveria, këto janë çështje të ndara. Por, si rezultati i një marrëveshjeje politike mes partive, kjo mund të vendoset”ka thënë Kolshi.

Por, tjetër mendim ka profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentes”, ka thënë Baraliu.

Pas certifikimit të rezultatit, menjëherë nisin të rrjedhin afatet për formim të institucioneve -për konstituim të kuvendit 30 ditë e ndërsa për zgjedhje të Presidentit 60.

https://www.youtube.com/watch?v=RJ94g8kI6jg

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter