Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 02:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku vërtetohet Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter