Biden vizitë 4-ditore në Irlandën e Veriut, takim me Sunak për të diskutuar për luftën

featured

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të zhvillojë një takim mbrëmjen e kësaj të mërkure me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në Irlandën e Veriut, në fokus të të cilit do të jetë lufta në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Biden ndodhet në ishullin e Irlandës në një vizitë katër-ditore, duke filluar në Belfast, ku do të shënojë 25 vjetorin e Marrëveshjes së Premtes së Mirë.

Të dy liderët do të takohen sot për bisedime dypalëshe dhe Shtëpia e Bardhë ka detajuar se çfarë do të diskutojnë.

Amanda Sloat, drejtoresha e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropën, tha se pret që ata “të kenë mundësinë të prekin bazën mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke përfshirë përpjekjet tona të vazhdueshme të përbashkëta për të mbështetur njerëzit në Ukrainë”.


Top Channel

Biden vizitë 4-ditore në Irlandën e Veriut, takim me Sunak për të diskutuar për luftën
|