1. Lajme
  2. SPORT
  3. “Bëj gati valixhet dhe ik”, Liverpooli merr vendimin për mesfushorin

“Bëj gati valixhet dhe ik”, Liverpooli merr vendimin për mesfushorin

featured

Te Liverpooli kanë mbetur të zhgënjyer nga Arthur Melo. Mesfushori brazilian u huazua gjatë merkatos së verës së kaluar nga Juventusi tek ekipi i Jurgen Klopp.

Por, deri tani 26-vjeçari nuk ia ka dalë të japë kontributin e tij te “The Reds”. Formë e dobët, dëmtime të shumta dhe asnjë ndeshje si titullar në Premier League.

Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të mos blejnë kartonin e tij, ndërkohë që Arthur nuk bën më pjesë as në planet e bardhezinjve italianë.

Edhe pse do të rikthehet në Torino në fundin e sezonit, karriera e Arthur pritet të vijojë në Brazil, aty ku e kërkon Fluminense.

Problemi i vetëm lidhet me pagën sezonale të mesfushorit (rreth 6 milionë euro), shumë të cilën drejtuesit e klubit brazilian nuk mund t’ia premtojnë dot.


Top Channel

“Bëj gati valixhet dhe ik”, Liverpooli merr vendimin për mesfushorin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.