Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re
  • Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim
  • “Flas pak edhe serbisht” – Andi Zeqiri bënë deklaratë të çuditshme para ndeshjes me ekipin serb
  • Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’
  • Zbulohet poligoni ku stërviteshin terroristët e Veriut
  • “Thatë” në ndeshjen Dortmund-Milan
  • E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare
  • Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Zgjedhjet në Turqi, kandidati opozitar përpara Erdoganit: Por mund të shkohet në balotazh!

Press Online11 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Një sondazh i fundit mbi zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi reflekton të njëjtën tendencë të anketimeve të cituara në muajin mars nga Reuters: Rivali i Rexhep Tajip Erdoganit, kreu i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i nominuar si kandidat i Aleancës Kombëtare, është përpara presidentit turk.

Megjithatë, pritet gjerësisht që zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit turk të përcaktohet në balotazh. Disa kompania anketimi përfshirë Eurasia, MAK, Saros dhe Yoneylem që kanë kryer hulumtime përgjatë gjithë muajit të kaluar dhe ato të prillit janë bërë tashmë publike. Nga hulumtimi i fundit, rezulton se Kılıçdaroglu mund të grumbullojë 47% të votave,  Erdogan 42 për qind, ndërsa votat e të tjerëve përfshirë Muharrem İnce janë 3 për qind.

Numri i votuesve të pavendosur llogaritet në 8%. Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, i cili publikoi studimin e anketës në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 pikësh mes Kılıçdaroglu dhe Erdoganin. Presidenti turk i cili po kandidon për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e majit, ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.

69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në BE.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 14 majit, mund të jenë më sfidueset deri tani për të. Ato do të mbahen në mesin trazirave ekonomike dhe inflacionit të lartë, vetëm tre muaj pas një tërmeti shkatërrues që shkaktoi vdekjen e dhjetëra – mijëra personave.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmKim zbulon armën sekrete të Napolit: Nuk i trembemi askujt
Artikulli tjetër Tritol kreut lokal të “Rithemelimit”/ Berisha: Akt terrorist! Spiropali: Për të ardhur keq që nuk pritet rezultati i hetimit

Lajme të ngjashme

GLOBI 4 Tetor, 2023

Doktoresha jashtë spitalit të Mestre thotë se të plagosurit e tragjedisë në Itali janë të gjithë ‘të rinj’ dhe ‘të huaj’ (fotot)

GLOBI 4 Tetor, 2023

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

GLOBI 4 Tetor, 2023

Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Gjermania do të dërgojë mbrojtje shtesë ajrore në Ukrainë

GLOBI 4 Tetor, 2023

Fotolajm/ Zelensky viziton vijën e frontit në Ukrainën lindore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Arrihet marrëveshja historike e BE-së për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, do shpërndahen në të gjithë vendet anëtare

SHOWBIZ

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’

E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare

TË FUNDIT

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

5 Tetor, 2023

Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim

5 Tetor, 2023

“Flas pak edhe serbisht” – Andi Zeqiri bënë deklaratë të çuditshme para ndeshjes me ekipin serb

5 Tetor, 2023

Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’

5 Tetor, 2023

Zbulohet poligoni ku stërviteshin terroristët e Veriut

5 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.