Vullkani në Rusi, rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar

featured

Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit Shivelutç që shpërtheu sot, në lindje të gadishullit rus Kamtshatka dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi .

Qendra ruse e Vëzhgimit të Vullkanëve, KVERT dha sot alarmin e rrezikut maksimal për trafikun ajror pas shpërthimit të vullkanit në Gadishullin Kamtshatka. “Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë pasoja në avionët ndërkombëtarë dhe ata që futurojnë ulët“, sipas KVERT.

Reja vullkanike shtrihet mes mes dy fshatrave Kljutshi dhe Kosyrevsk 70 kilometra larg njëri-tjetrit. Rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar. Fluturimet mes Japonisë dhe SHBA-së mund të anulohen.

Sipas njoftimit, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë. “Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.

“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, tha Chebrov.


Top Channel

Vullkani në Rusi, rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar
|