Vizita e Ecobar në Shqipëri/ Ambasada amerikane: Do nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe zbatimin e rekomandimeve të ODHIR

featured

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë informacion mbi vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Me anë të një postimi në Twitter ambasada tha se ri Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligji dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe drejtues të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligji dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.”– thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.


Top Channel

Vizita e Ecobar në Shqipëri/ Ambasada amerikane: Do nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe zbatimin e rekomandimeve të ODHIR
|